18:19 / 17.12.2020
Bashkimi fiton ndaj Trepçës
Trepça është mposhtur nga Bashkimi.
Kjo në kuadër të javës së tetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
91:95 (23:28, 23:26, 22:19, 23:22), ka qenë rezultati.
Te Bashkimi më të mirët ishin Sean Hoehn me 36 pikë, Musab Mala me 24 pikë, Shaq Carter me 14 pikë e 16 kërcime dhe Julian Hamati me 10 pikë e 14 kërcime, kurse te Trepça u dalluan Tramaine Isabell me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Burim Zekiqi me 17 pikë.























