23:47 / 17.12.2020
Votat nga Kosova në FIFA Football Awards 2020
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes dhe kapiteni i “Dardanëve” Samir Ujkani kanë votuar për Robert Lewandowskin si lojtarin më të mirë të vitit.
Por, pas Lewandowskit ata kanë pasur rënditje tjetër.
Por Challandes dhe Ujkani kanë preferuar që të votojnë për teknikun gjerman Jurgen Klopp si trajnerin më të mirë derisa kanë dhënë vota edhe për Zidane.
TRAJNERI MË I MIRË
Challandes: Jürgen Klopp, Hans-Dieter Flick, Zinedine Zidane
Ujkani: Jürgen Klopp, Hans-Dieter Flick, Zinedine Zidane
LOJTARI MË I MIRË
Ujkani: Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne
Challandes: Robert Lewandowski, Kevin De Bruyne, Virgil van Dijk























