Roma pas talentit amerikan
BKT
Sport

Roma pas talentit amerikan

Roma ka bërë një ofertë prej 7.5 milionë eurosh për futbollistin amerikan, Bryan Reynolds, sipas raportimeve nga MLSSoccer.com

Për 19 vjeçin interesim raportohet të kenë shprehur edhe klubet tjera italiane me nam si Juventusi dhe Milani, transmeton "Klan Kosova".

Reynolds i ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për grupmoshat e reja, por ende nuk ka debutuar për seniorët amerikanë.