14:28 / 19.12.2020
Gjilani mposht thellë Ballkanin, Hila shënon “Hat-trick”
Ardit Hila është treguar i pamëshirshëm ndaj Ballkanit të shtunën. Ai ka shënuar “Hat-trick” (minutat 13, 44 dhe 81), duke ndihmuar Gjilanin që ndaj suaharekasve të fitojnë thellë 4-0.
Golin tjetër për gjilanasit e ka shënuar Darko Nikaç në minutën e 56-të.
Kjo është fitorja e parë në Superligë e Gjilanit pas ndryshimeve në shtabin teknik, ku tash në krye të skuadrës është Bilbyl Sokoli.
Pas kësaj humbje Ballkani mbetet në vendin e dytë në tabelë me tridhjetë e tetë pikë, kurse Gjilani në vendin e katërt me 29 pikë. Tabelën e kryeson Drita me dyzet pikë.























