Liverpool e shkatërron Crystal Palacen
Liverpool e ka deklasuar Crystal Palacen duke e mposhtur 7-0.
Takumi Minamino kaloi The Reds në epërsi qysh në minutën e tretë.
Më pas, senegalezi (35’) e dyfishoi rezultatin për Liverpoolin, derisa Roberto Firmino ishte në rolin e asistuesit.
Kur ishte minuta e 44-të, erdhi radha për sulmuesin brazilian që të futej në listën e golashënuesve, ndërsa Andy Robertson në atë të asistuesve.
Edhe pjesa e dytë ishte në duart e skuadrës që drejtohet nga Jurgen Klopp që arriti të shënonte edhe katër gola të tjerë.
Ishte minuta e 52-të kur Jordan Henderson pranoi një asistim fantastik nga Trent Alexander-Arnold, për të shënuar për 4-0.
Firmino (68’) nuk u ndal me kaq dhe e shënoi edhe golin e dytë personal, derisa Mohamed Salah asistoi te goli i pestë për Liverpoolin.
Brenda tre minitash (81’/84′), Mohamed Salah arriti të realizonte dy herë, për rezultatin përfundimtar 7-0.























