Në Turqi klubi i Topallit mposht atë të Hadërgjonajt
BKT
Sport

Në Turqi klubi i Topallit mposht atë të Hadërgjonajt

Yeni Malatyaspor ku luan Jetmir Topalli ka fituar ndaj Kasimpasa ku luan Florent Hadërgjonaj. 

Ndeshja ka përfunduar 2-0. 

Adem Buyuk ka shënuar të dy golat dhe që të dy nga penalltitë, në minutat 45 dhe 55. 

Topalli u inkuadrua në minutën e 86, kurse Hadërgjonajt luajti gjithë ndeshjen. 

Yeni Malatyaspor gjendet në vendin e gjashtë në tabelë, derisa Kasimpasa është në vendin e dhjetë.