18:16 / 19.12.2020
Barcelona dështon përballë Valencias
Barcelona nuk ka rritur të triumfojë përballë Valencias.
Ndeshja ka përfunduar me barazim 2-2.
Barcelona u gjet në disavantazh me golin e Mouctar Diakhaby në minutën e 29, por më pas Lionel Messi e ka barazuar rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë, ani se pak më herët dështoi nga pika e bardhë.
Barcelona ka kaluar në epërsi në minutën e 52 me golin e Ronald Araujo, por nuk ka arritur ta ruajë atë.
Maximiliano Gomez ka shënuar për Valencian në minutën e 69-të, duke bërë që ndeshja të mbyllet baraz.























