PSG shet Draxlerin
BKT
Sport

PSG shet Draxlerin

Ky sezon, me shumë mundësi, do të jetë i fundit për Julian Draxler te Paris Saint Germain.

Futbollisti, i cili është pjesë e klubit parizien që nga viti 2017, kohë kur u transferua nga Wolfsburgu, nuk po arrin të luajë rregullisht nën drejtimin e trajnerit Tuchel dhe për këtë arsye do të largohet nga Klubi.

Sipas mediave gjermane, 27-vjeçari, i cili është aktivizuar vetëm 7 herë dhe ka realizuar 2 gola nuk do të rinovojë kontratën me francezët, të cilët do të synojnë ta shesin gjermanin në merkaton e janarit, për të mos e humbur me parametër zero në qershor, kohë kur i skadon edhe kontrata.