Bellerin rikthehet tek Barcelona?
BKT
Sport

Bellerin rikthehet tek Barcelona?

Hector Bellerin mund të rikthehet te Barcelona, skuadër tek e cila është formuar si futbollist.

25-vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e Arsenalit, është një nga premtimet e kandidatit për president te katalanët, Joan Laporta, i cili ka deklaruar se mbrojtësi është një nga përforcimet që do të synojë nëse ai zgjidhet i pari i klubit “blaugrana”.

“Topçinjtë”, për ta lënë të lirë futbollistin, kërkojnë jo më pak se 25 milionë eurove.