Marseille “tremb” Interin, futet në garë për Giroud!
BKT
Sport

Marseille “tremb” Interin, futet në garë për Giroud!

Olympique Marseille futet mes Interit dhe Oliver Giroud.

Sulmuesi francez vazhdon të mbetet objektivi kryesor i zikaltërve për sulmin në merkaton e janarit pasi shikohet nga trajneri Antonio Conte si zëvendësuesi ideal i Romelu Lukakut, por sëfundmi në skenë për të marrë shërbimet e Giroud i cili ka bërë mirë në këtë sezon me Chelsea-n, duke shënuar gola me peshë, ka hyrë edhe OM. Villas Boas e pëlqen sëtepërmi ish-bomberin e Arsenalit të cilit në verë i përfundon kontrata me Blutë e Londrës. Gjithsesi dëshira e Marseille është ta marrë që në janar për të patur një forcë më shumë në garën për titull në Francë. Interi nëse e do vërtet Oliver Giroud duhet të bëjë kujdes.