Rosbergu bën dallimin mes Hamiltonit dhe Schumacherit
BKT
Sport

Rosbergu bën dallimin mes Hamiltonit dhe Schumacherit

Nico Rosberg është piloti që ka pasur mundësi t’i ketë shokë skuadre dy pilotët me më shumë tituj kampionë bote në Formula 1: Michael Schumacher dhe Lewis Hamilton.

Përmes një interviste për “Frankfuter Allgemeine Zeitung”, ish-kampioni i botës në vitin 2016, et për dy pilotët dhe bën dallimin mes tyre.

“Pa asnjë pikë dyshimi që Michael Schumacher është një pilot më i kompletuar, më i kompletuari nga të gjithë. Ishte gjithnjë i motivuar për t’u përmirësuar, jo vetëm për vete por edhe për skuadrën ku garonte”, ka thënë Rosberg, raporton “Telesport”.

“Nëse Schumacher është nga një planet tjetër për sa i përket faktit që ishte një pilot i kompletuar, Hamiltoni ka një talent natyral që nuk e ka njeri tjetër. Sapo ulet në një makinë ai bëhet i shpejtë dhe kjo është mahnitëse”, ka deklaruar Rosberg.