21:42 / 22.12.2020
Atletico Madrid mposht Sociedadin, ngjitët në krye
Atletico Madrid e ka mposhtur në udhëtim Real Sociedadin, me rezultat 0-2, sonte në kuadër të La Ligës, raporton RTKLive.com.
Skuadra e Diego Simeones, ka marrë tri pike tejet të rëndësishme në këtë duel në garën për titull të kampionit në Spanjë.
Pjesa e parë u mbyll pa gol, edhe pse rastet nuk munguan nga të dy skuadrat.
Fraksioni i dytë i kësaj sfidë, solli lojë edhe më të mirë, derisa Hermoso (49’) dhe Llorente (74’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës madrilene.
Pas kësaj fitore, Atletico ngjitët në krye të tabelës me 32 pikë, kurse, Sociedad gjashtë pikë më pak në vendin e tretë. /RTKLive/























