17:08 / 23.12.2020
Manchester United në kontakte të vazhdueshme me Caicedon
Gjiganti anglez është duke e monitoruar nga afër situatën e 19-vjeçarit.
United është në kontakte të vazhdueshme me mesfushorin e Independiente del Valle, Moises Caicedo, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.
Nëse United vendos që të nënshkruajë me Caicedon, ai do t’iu kushtojë rreth 6 milionë euro, dhe do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me “Djajtë e Kuq”.























