Mërgim Vojvoda, ‘mbreti’ i Kosovës
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda është zgjedhur lojtari më i mirë për vitin 2020.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në një ceremoni të veçantë ka ndarë sot çmimet për sportistët më të mirë të vitit “Laureatët e vitit 2020”.
Këto janë të gjitha çmimet e ndara nga FFK:
Trajneri më i mirë i vitit u zgjodh Ardian Nuhiu (trajner i FC Dritës)
Mërgim Vojvoda, futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2020
Mervan Bejtullahu, gjyqtari më i mirë.
Jeton Rukovci është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2020 në Kosovë në futsall.
FC Prishtina klubi më i mirë në futsall për vitin 2020
Blerta Shala, futbollistja më e mirë për vitin 2020
Mitrovica klubi më i mirë për vitin 2020 në kategorinë e femrave
Mirlind Daku shpallet golashënuesi i vitit 2020
Feronikeli, klubi më fer gjatë vitit 2020
Armend Thaçi i FC Ballkanit lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës për vitin 2020
FC Drita, klubi më i mirë për vitin 2020























