S’ndalet Milani, mposht edhe Lazion e Muriqit
BKT
Sport

S’ndalet Milani, mposht edhe Lazion e Muriqit

AC Milan ka vazhduar me formën e mirë edhe në duel me Lazion, duke fituar me rezultat 3-2, sonte në ‘Sa Siro’.

“Rossonerët” arkëtojnë edhe  tri pikë të mëdha në garën për Scudetto, edhe pse goli i tretë, i fitores për milanistët erdhi në lojën shtesë.

Rebic pas harkimit të Çalhanoglu zhbllokoi shifrat (10′). Kurse, pas shtatë minutave Çalhanoglu u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar rezultatin (17′).

Mysafirët, ngushtuan epërsinë përmes Luis Albertos që shënojë, pasi bashkëlojtari Ciro Immobile dështoi nga pika e bardhë (28′). Ylli kosovar, Vedat Murqi u inkuadrua në minutën e 32-të pasi Correa u lëndua.

Në pjesën e dytë ishte Immobile që pas asistimit të Milinkovic-Savic barazojë rezultatin.

Dhe kur pritej të mbyllej ndeshja, Theo Hernandez doli në fund duke shënuar golin që për vendasit vlen tri pikë (90+2).

Me këtë fitore Milani rimerr kreun e tabelës me 34 pikë, derisa Lazio renditët në pozitën e tetë me 21 sosh.