Vazhdon raporti i komplikuar mes Mourinhos dhe Dele Alli
Edhe pse në ndeshjen e djeshme të Kupës e kishte preferuar ta akitivizonte si titullar dhe ai dhuroi një paraqitje të mirë, José Mourinho nuk është bindur nga Dele Ali.
Talenti anglez ka qëndruar më shumë në stol në kohën kur portugezi ka marrë drejtimin e Spurs dhe tashmë në janar flitet se do të largohet për të treguar sërish aftësitë e tij në fushë.
Megjithatë, trajneri luzitan duket se nuk ka ndërmend të bëjë diçka për të shmangur largimin e fantazistit teksa pas sfidës me Stok Siti thekson se Dele Alli nuk duhet t’i krijojë probleme skuadrës, transmeton "Vip Sport".
“Për mua një lojtar që luan në atë rol, është një futbollist i cili duhet të lidhë repartet dhe të krijojë lojë, jo të kthehet në një problem për skuadrën e tij”, ishin fjalët e ashpra të Mourinhos.























