Peja shkarkon trajnerin vetëm pas dy muajsh punë
BKT
Sport

Peja shkarkon trajnerin vetëm pas dy muajsh punë

Klubi basketbollistik Peja ka shkarkuar trajnerin Edi Dzelalija vetëm dy muaj pas emërimit në këtë post.

Bordi i klubit mori këtë vendim pasi rezultatet negative, transmeton Indeksonline.

Peja pësoi dy humbje në dy ndeshjet e fundit kundër Ponte Prizrenit dhe Rahovecit.

Pas xhiros së 10-të, Peja është në vendin e dytë në Superligë me 17 pikë, një më pak se Rahoveci.