Koeman: Ajo që po bëjnë Ansu dhe Pedri është fantastike
Barcelona në këtë sezon është duke vuajtur disi mungesën e merkatos me emra të mëdhenj teksa ia ka dalë të afrojë vetëm Pjaniç, duke dhënë në shkëmbim Arthur.
Megjithatë, ky boshllëk i merkatos, nisur edhe nga vështirësitë financiare si pasojë e COVID-19, ka nxjerrë në pah talente të klubit si Ansu Fati, i cili është prej vjet pjesë e skuadrës së parë, ndërsa këtë sezon ka befasuar Pedri. Fantazisti jep spektakël me topin në këmbë dhe tashmë pritshmëritë për të mëdha. Një vlerësim të madh për ta, së fundmi e jep trajneri Ronald Kuman.
“Të flasësh për të rinjtë është bukur, por duhet të mësojnë ende sepse janë 17 apo 18-vjeç. Ansu dhe Pedri është gjë shumë e madhe të jenë pjesë e skuadrës së parë”, tha Koeman, transmeton vipsport.
“Rasti i Pedrit që vjen nga Las Palmas dhe më pas të luaj në atë mënyrë ndaj Realit apo Juventus është fantastike. Është e rëndësishme që klubi të ketë të rinj dhe ndryshimi vjen pak nga pak. Na duhen ende futbollistët e mëdhenj, por nuk do të jenë këtu për të gjithë jetën. Pedri e ka fituar formacionin duke më treguar ato që bën në stërvitje dhe ndeshje”, u shpreh Koeman.























