Arbëria bën dy goditje në një ditë!
Futbolli i luajtur ka ulur siparin për vitin 2020 në Kosovë dhe tashmë të gjitha skuadrat e Superligës e kanë kthyer vëmendjen nga merkato për të përforcuar skuadrat për pjesën e dytë të sezonit.
Dy lëvizje në një ditë ka bërë Arbëria duke afruar një talent shqiptar dhe një sulmues brazilian, bëhet fjalë për mbrojtësin shkodran Elmir Lekaj dhe një sulmues brazilian. 20-vjeçari këtë sezon në Superiore kishte luajtur vetëm një ndeshje me Vllazninë, konkretisht në triumfin 0-3 kundër Kastriotit.
Sezonin e shkuar pati më shumë hapësira, pasi u aktivizua në 8 ndeshje, dy prej tyre si titullar. Arbëria sot ka bërë edhe një tjetër afrim. Marclei Cezar–Santos, sulmuesi që në verë iu bashkua Feronikelit, ka nënshkruar dhe është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës që garon në Ipko Superliga e Kosovës.























