Real Madrid destinacioni i ri i Pogbas?
Mino Raiola, menaxheri i Paul Pogba, ka deklaruar publikisht që lojtari i tij dëshiron largimin nga Mancheser United.
E kështu, një tjetër menaxher i botës së futbollit, Mario Cenolli, beson se francezi duhet të mendoj vetëm për Reali Madridin në sezonin e ardhshëm.
Pogba njihet si një tifoz i flakët i Zinedine Zidane dhe ndihma e Raiolas mund të rezultonte në një transferim të mundshëm të 27 vjeçarit në Santiago Bernabeu.
Kontrata e tij mbaron në verën e 2021 dhe është shumë e qartë se nuk e ka në plan të nënshkruaj një kontratë të re.
Djajtë e kuq e kanë vlerësuar çmimin e Pogbas rreth 100 milionë paund sezonin e kaluar, mirëpo kjo mund të zbres për shkak të mbarimit të kontratës së tij në verë.
Fituesi i Kupës së Botës po ka probleme më përshtatje në formacionin startues të Ole Gunnar Solskjaer.























