Leicester dhe Unitedi ndajnë pikët në një sfidë dramatike
BKT
Sport

Leicester dhe Unitedi ndajnë pikët në një sfidë dramatike

Xhiro e 15-të e Premier Ligës solli edhe ndeshjen mjaftë interesante ndërmjet Leicester Cityt dhe Manchester United, skuadra këto të cilat po vazhdojnë të kalojnë nëpër një formë shumë të mirë të rezultateve në javët e fundit.

Dueli mes Lecesterit dhe Unitedit u mbyll baras 2-2. “Djajtë e Kuq” kaluan të parët në epërsi me golin e Marcus Rashford pas 23’ minutave lojë, por vendasit reaguan shpejtë dhe barazuan rezultatin në minutën e 31-të me golin e Baines.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola të tjerë. Bruno Fernandez e riktheu epërsinë e skuadrës së Solskjaer në minutën e 79’, por vetëm pesë minuta para mbylljes së takimit, Vardy vendosi barazpeshën për 2-2 dhe ky ishte rezultati final i takimit.

Pas xhiros së 15-të, Leicester City renditet në vendin e dytë me 28 pikë, kurse Manchester United në të tretin me 27 pikë por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.