City bëhet vatër e COVID-19, anulohet ndeshja me Evertonin
BKT
Sport

City bëhet vatër e COVID-19, anulohet ndeshja me Evertonin

Manchester City është kthyer në një vatër infeksioni të COVID-19. Testet brenda skuadrës vazhdojnë të shtojnë numrin e të infektuarve në klub dhe autoritetet shëndetësore kanë vendosur karantinimin e ekipit si masë parandaluese ndaj përhapjes së mëtejshme, duke detyruar edhe Premeir Ligën që të merrte masa.

Me një njoftim zyrtar, Premier Liga bëri të ditur se kishte anulluar ndeshjen e sotme mes Evertonit dhe Manchester City, duke shpjeguar se ishte udhëzuar ta bënte një gjë të tillë nga autoritetet shëndetësore. Këta të fundit kanë të drejtën të kërkojnë ndalimin e aktivitetit për skuadra të veçanta apo në tërësi për kampionatin, duke anashkaluar protokollin që kërkohet për ndeshjet në Angli, transmeton "Vip Sport".

Në testet e fundit që u zhvilluan dje dhe sot, katër të infektuarve të konfirmuar te Mancester Siti, mes të cilëve Gabriel Jesus dhe Kyle Walker, u janë shtuar edhe të paktën dy anëtarë të stafit teknik si dhe mendohet se tashmë janë 5 futbollistë të tjerë që vujanë nga infeksioni. Manchester City bëri të ditur se i gjithë ekipi do të futej në izolim të plotë për të ndaluar përhapjen e infeksionit, ndërsa do të mbyllej përkohësisht edhe qendra stërvitore për dezinfektim.

Nuk dihet ende se kur mund të kthehet skuadra në stërvitje, por sipas protokollit, do të duhet që pas disa ditëve izolim, pjesa më e madhe e lojtarëve dhe stafit të rezultojë negativ që të lejohet të rifillojë aktivitetin normal.