Leicester dhe Crystal Palace ndahen baraz
BKT
Sport

Leicester dhe Crystal Palace ndahen baraz

Leicester ka barazuar me Crystal Palace. Ndeshja e zhvilluar të hënën ka mbaruar 1:1.

Leicester për pak humbi ndeshjen, barazoi rezultatin vetëm në minutën e 83-të me anë të Barnes. “Dhelprat” po ashtu në minutën e 19-të huqën një 11 metërsh.

Të parët që shënuan ishin Crystal Palace në minutën e 58-të, me anë të Zahas.

Skuadra e Rodgers me këtë barazim, mbetet 3 pikë larg Liverpoolit.