Haaland veçon tre qendërmbrojtësit më të mirë në botë
BKT
Sport

Haaland veçon tre qendërmbrojtësit më të mirë në botë

“Unë mendoj se tre lojtarët më të mirë qendrorë në botë janë: Sergio Ramos, Van Dijk dhe Koulibaly. Të tre janë shumë fizikë, por në të njëjtën kohë shumë inteligjentë në fushë.”

Këto janë fjalët e talentit të madh norvegjez  Erling Haaland, në një intervistë dhënë për mediet e vendit të tij, transmeton Super Sport.

Sulmuesi 20-vjeçar, ndër më të mirët në qarkullim në futbollin elitar europian, lartësoi kapitenin e Realit dhe gjigantin e Liverpoolit, vlera e të cilëve është e padiskutueshme, pa harruar dhe futbollistin e Napolit.

Edhe kundërshtarët janë të vetëdijshëm për faktin se për të kaluar një mur të vërtetë si Kalidou Koulibaly, duhet përpjekje titanike.

Koulibaly ka qenë afër largimit nga klubi i Aurelio De Laurentiis, por ofertat e arritura në Napoli nuk e kanë kënaqur kurrë presidentin “vullkanik” napolitan. Për mbrojtësin shfaqën interes serioz Manchester City dhe PSG. Shumë që kërkon De Laurenttis mbetet rreth 70 milion euro, e lartë për një mbrojtës. Por cilësitë sigurisht që nuk vihen në diskutim. Tani për tani, le të themi në afatin kalimtar të janarit, Koulibaly nuk është i destinuar të largohet. Për të ardhmen e tij do të flitet shumë verën e ardhshme.