18:03 / 29.12.2020
Isco dëshiron të luajë te Sevilla
Isco nuk po arrin të gjejë hapësira të Reali i Madiridt dhe për këtë arsye ka vendosur që ne merkaton e janarit të ndryshojë skuadër, në mënyrë që të mos humbasë Europianin verën e ardhshme.
Në Spanjë e bëjnë të kryer që mesfushori do të largohet nga Reali, teksa thuhet se e ka zgjedhur edhe skuadrën ku dëshiron të vazhdojë karrierën. Sipas asaj që shkruan “AS”, Isco dëshiron të kalojë te Sevilla, transmeton Panorama.
Kontrata e futbollistit me Realin përfundon në verën e vitit 2022 dhe për këtë arsye Zidan i ka kërkuar drejtuesve që të qëndrojë të paktën deri në fund të këtij sezoni, por Isko është kundër kësaj, pasi e sheh që nuk po i jepen hapësira.























