23:04 / 29.12.2020
Pas fitores së sontme United i rri larg Liverpoolit veç dy pikë
Manchester United ngritët në pozitën e dytë me 30 pikë në tabelën e Premier League, dy më pak se Liverpool.
Kjo pas fitores ndaj Wolverhampton Wanderers të arritur të martën.
Fitoren e United e siguroi Marcos Rashford (90+2) duke realizuar në fundin e ndeshjes.
Wolves rrezikuan të parët me anë të Ruben Neves në minutën e 13-ë, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë porte.























