08:12 / 01.01.2021
Që nga 1 janari i vitit 2021 dalin nga qarkullimi bankënotat prej 2 levash
Banka Popullore Bullgare rikujton se nga 1 janari i 2021-ës dalin nga qarkullimi bankënotat prej 2 levash (afro 1 euro), emisione 1999 dhe 2005.
Pas kësaj date këto bankënota do të këmbehen në arkat e Bankës Popullore Bullgare pa kufizime të sasisë, pa taksa dhe pa afat përfundimtar.
Në qarkullim tashmë do të jenë vetëm monedhat prej metali prej 2 levash, transmetoi BTA.























