11:55 / 02.01.2021
United fiton, De Gea ka një mesazh për vitin 2021
Manchester United dje e mposhti një kundërshtarë shumë të vështirë, Aston Villa, me rezultat 2-1.
Pas golave të Martial dhe Fernandes, Djajtë e Kuq arritën që ta fitojnë ndeshjen dhe të barazojnë pikët (33) me Liverpoolin.
Gjatë ndeshjes së mbrëmshme, David de Gea pati një ndeshje shumë të mirë dhe në 2-3 raste edhe ishte vendimtar.
Spanjolli duket se nuk është i kënaqur vetëm me këtë çfarë janë duke e bërë tani United, ai kërkon me shumë.
Përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social twitter De Gea shprehet kështu: “2021, të uritur për më shumë”, duke nënkuptuar se ata synojnë vendin e parë dhe asgjë tjetër./Lajmi.net/























