Sot kampionati italian, fillon me ndeshjen Inter-Crotone
Kampionati italian do të rikthehet sot në fushë për të luajtur ndeshjet e javës së 15, të cilat do të luhen të gjitha brenda ditës.
Në orën 12:30 është sfida Inter-Crotone, ku zikaltrit do të synojnë fitoren e 8 radhazi në kampionat përballë një kundërshtari që është ngjitur vetëm këtë sezon në elitën e futbollit italian.
Më pas në orën 15:00 do të zhvillohen 7 ndeshje të tjera, ku spikatin përballjet Atalanta-Sassuolo, Genoa-Lazio, Roma-Sampdoria apo Cagliari Napoli. Në orën 18:00 Milani do të kërkojë konfirmimin në krye me transfertën ndaj Beneventos, ndërsa në mbrëmje vëmendja do të jetë në Friuli, ku Udinese do të presë Juventusin.
Vendasit po bëjnë një sezon mjaft të mirë dhe trajneri Gotti ka gjetur ekuilibrat me skemën 3-5-2, megjithatë Juventus do të kërkojë reagimin pas humbjes në shtëpi me Fiorentinën, me fitoren që është shndërruar në detyrim pas skuadrat e Milanos janë larguar shumë.























