Drejtori i Werder Bremenit: Rashica mund të largohet në janar
BKT
Sport

Drejtori i Werder Bremenit: Rashica mund të largohet në janar

Futbollisti i dalluar i Kosovës, Milot Rashica është kthyer në stërvitje me skuadrën e tij Werder Bremen.


24-vjeçari është parë sot t’i bashkohet grupit në seancën stërvitore. Jo vetëm kaq, por ka gjasa që mesfushori me tipare sulmuese të shitet që në janar.

Vetë drejtori i klubit të Werderit, Frenk Bauman bëri me dije se nëse deri në fund të këtij muaji Rashica do të jetë në gjendje të mirë fizike, ka gjasa që ai të shitet.

“Rikthimi – Do të rrisim intensitetin e stërvitjes në ditën e ardhshme. Ndaj Augsburgut, Miloti duhet të jetë në listën e lojtarëve të grumbulluar”.

E ardhmja e Rashicës – Ai mund të qëndrojë këtu, por ka mundësi dhe të shitet. Nëse Miloti është në gjendje të mirë fizike në fund të janarit, ai mund të luajë për një klubit tjetër. Shitja e tij është bërë e vështirë për shkak të dëmtimit”, bëri me dije drejtori sportiv i Werder Bremenit Frenk Bauman.

Rashica u kërkua gjatë verës nga Leipzig, Bayer Leverkuseni dhe Aston Villa, por gjatë verës operacioni i shitjes së tij nuk u realizua me sukses. Tashmë, klubeve të interesuara për Rashicën u jepet leja për të dhënë ofertat për lojtarin.