City mund Unitedin, prek finalen  e Kupës së EFL-së
BKT
Sport

City mund Unitedin, prek finalen  e Kupës së EFL-së

Manchester City e ka fituar derbin kundër Manchester Unitedit, me rezultat 0-2, sonte në gjysmëfinalen e Kupës së EFL.

Pas një super ndeshje të zhvilluar, Pep Guardiola së bashku me skuadrën e tij arrijnë që të  mposhtin ‘Djajtë e Kuq’.

Manchester City kaloi në epërsi me golin e Stones 50’ dhe më pas edhe Fernandinho shënoi në minutën e 83-të për ta dyfishuar rezultatin.

Citizens me këtë fitore janë në finalen e Kupës së EFL-së, ku do të ndeshën me Tottenham.

Një duel mes Pep Guardiola dhe Jose Mourinho në finale është e mirëseardhur për gjithë tifozët e futbollit.