09:52 / 08.01.2021
Zvogëlohet numri i personave me COVID-19 në Maqedoni
Numri i rasteve aktive me COVID-19 brenda në shtet është duke u zvogëluar. Dje numri i personave me raste aktive ishte 16704 raste nga të cilët 10231 janë në Shkup
Nëpër qendrat të sëmundjeve infektive janë duke u shëruar 883 pacientë. Në gjithë shtetin ka 450 krevatë të lirë.
Deri tani, ka pasur 85494 të infektuar nga kjo pandemi. 66209 janë shëruar dhe 2581 kanë vdekur.























