Edi Luzha, emërohet administrator i përkohshëm i Vëllaznimit
BKT
Sport

Edi Luzha, emërohet administrator i përkohshëm i Vëllaznimit

Edi Luzha është zgjedhur administrator i KF Vëllaznimit të Gjakovës.

Në mbledhjen e bordit të këtij klubi më nam, që po kalon ditë jo të mira, është vendosur që të vazhdohen garat në pjesën e dytë të këtij sezoni, derisa Luzha është emëruar administrator i përkohshëm.

Ky është njoftimi i nga KF Vëllaznimi:

 Të dashur qytetar, dashamirës dhe tifoz të KF Vëlaznimit.

Pas një mbledhje të bordit dhe me miratim të komunës së Gjakovë dhe donatorëve të Klubit është vendosur që për të vazhduar stinorin e dytë të këtij kampionatit dhe për ta percjellur dhe drejtuar në këtë fazë tranzicioni, është emëruar z.Edi Luzha si administrator i përkohshëm.

Qëllimet e pjesës së mbetur të këtij stinori 2020-2021 janë vazhdimsia e kampionatit në kushte sa më efektive, dhe shoqërimi i klubit deri në pritje të një projekti të ri në përfundim të këtij stinori.

KF Vëllaznimi