Kosova me tri medalje në Doha, Kuka shprehet shumë i lumtur
Xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi shkëlqyen sot në Mastersin e Dohas duke arritur të stolisen me medalje.
Distria fitoi të artën, ndërsa Majlinda dhe Nora u kurorëzuan me medalje të bronzta.
Trajneri Driton Kuka është shprehur shumë i lumtur.
Tashmë kanë përfunduar garat e ditës së parë të Mastersit të Dohas, kurse Kosova është renditur në mesin e shteteve më të mira.
Me një të artë dhe dy të bronzta, Kosova zë vendin e katërt pas ditës së parë në këtë garë
Renditjes i prin Korea Jugore me dy medalje të arta, kurse pasojnë Japonia me një të artë dhe dy të argjendta dhe Franca me një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Pas suksesit Kuka ka reaguar në Facebook.
"Tri copa n’mazë! World Judo.Masters ! Ndër ditët më të bukura në jetën time sportive si trener! Treshja e çmendur ju përshëndet nga Doha!", ka shkruar ai.























