
Ministri i Jashtëm i RMV-së Bujar Osmani viziton sot Greqinë
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani viziton sot Greqinë ku pritet të takojë zyrtarët më të lartë të shtetit.
Vizita parashikon takime me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe presidenten Katerina Sakellaropoulou.
Pritshmëritë e vizitës janë për çështjet kryesore të marrëdhënieve mes dy vendeve, intensifikimi dhe thellimi i dialogut politik si dhe implementimi i marrëveshjes së Prespës, raporton Euronews. al
“Marrëveshja e Prespës ka një afat prej pesë vitesh për t’u implementuar, janë ndryshuar shumë ligje mirëpo ende ka shumë fusha ku ka hapësira dhe pritshmëri për t’u ndryshuar sipas marrëveshjes,” – tha Arifi.
Gjatë vizitës pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje për sa i përket aspekteve ekonomike ku një prej marrëveshjeve është edhe mundësia për të përfshirë Maqedoninë e Veriut në gazsjellësin grek të terminalit Aleksandria.