Gjashtë të vdekur e 190 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjashtë të vdekur e 190 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

​​​​​​​Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 190 raste të reja të infeksionit me koronavirusit.

Rastet e reja kanë dalë nga testimi i 1530 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2009 të shëruar, siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Që nga fillimiu i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë infektuar 889398 persona, ndërsa prej tyre 2702 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 73601, ndërsa janë 12635 raste aktive.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota