Pioli pas fitores: Do të luftojmë për t’u kthyer në Champions
Tri pikë ndaj Cagilarit dhe distancë +3 nga Interi i vendit të dytë. Milani i Stefano Piolit, nuk çedon as me një “mal” me mungesa.
Edhe pse pa Theo Hernandez, Benaser, Çalhanoglu, Rebiç, kuqezinjtë arritën të tregonin karakter në fushën e lojës, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim triumfin.
Pavarësisht emergjencës, trajneri Pioli, u shpreh tepër i lumtur për këtë fitore të rëndësishëm.
Fitorja- Sukses i merituar. Klasifikimin e shikojmë pas prillit, sepse janë 7 skuadra të forta, ne do të luftojmë për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve. Sonte fituam duke luftuar. Cilësia na dha të drejtë!
Mandzukiq- Jam i lumtur, sepse ardhja e tij konfirmon që klubi është ambicioz dhe dëshiron që Milani të jetë në krye. Na duhen shumë lojtarë duke pasur parasysh problemet dhe angazhimet e këtij viti. Nuk është e rëndësishme sa minuta lojtarët luajnë, por cilësia me të cilën luajnë. Kur klubi më propozoi Mandzukiq, unë thashë menjëherë po, unë fola me të dhe ai është shumë i motivuar. Mario është një fitues. Ne gjithmonë luajmë me dy sulmues, një qendror dhe një në të majtë. Me Mandzukic nuk kam folur ende për taktikën, por do të ketë hapësira për të gjithë, sepse nga shtatori deri më sot kemi pasur shumë mungesa, për shkak dëmtimesh.
Mungesat ndaj Atalantës- Kjaer nuk u lëndua. Ai ka një problem që e kufizon pak dhe është më mirë të mos e rrezikojmë gjatë kësaj periudhe. Unë jam shumë i lumtur me Kalulun sepse ai luan me personalitet dhe forcë”, u shpreh Pioli.























