Klopp befason të gjithë: Objektivi ynë është kualifikimi në Champions
BKT
Sport

Klopp befason të gjithë: Objektivi ynë është kualifikimi në Champions

Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve është "gjëja më e rëndësishme" për Liverpoolin, këmbëngul Jurgen Klopp, i cili i dha fund pritjes 30 vjeçare të “The Reds” për titullin kampion në Premier Ligë.

Deri më tani në këtë sezon, skuadra e Klopp nuk ka qenë në gjendje të përputhë ato nivele të qëndrueshmërisë si në edicionin 2020-21, duke u ulur në vendin e katër në renditjen e Premier League pas 18 ndeshjeve.

Sidoqoftë, trajneri gjerman është i prerë se qëllimi kryesor i Liverpoolit është të përfundojë në një nga vendet që dërgon në Champions League,

"Për mua, nuk është e rëndësishme se ku jemi në këtë moment, është e rëndësishme që ne kemi pikë dhe jemi rreth këtij grupi, ndër katër të parët”, tha Klopp.

"Për këtë ju duhen pikë. Ne jemi në mes të një grupi skuadrash që luftojnë për këtë vend dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë. Nuk ka të bëjë nëse nuk bëhemi kampionë.. Ne thjesht luftojmë për gjithçka”, vazhdoi tekniku gjerman.

"Gjëja më e rëndësishme është të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve dhe e di se sa e vështirë është. Këtë sezon do të jetë një garë e vështirë për katër më të mirët", përfundoi ai.