23:07 / 19.01.2021
Leicester City ‘rrah’ Chelsean, merr kreun
Leicester City e ka mposhtur Chelsean, me rezultat 2-0, sonte në kuadër të javës së 19-të të Premierligës, raporton RTKLive.com.
Skuadra e Leicesterit edhe në duel me ‘blutë’ e Londrës, dëshmuan formën e mirë e tyre të mirë që po kalojnë këtë sezon të garave në elitën angleze.
Ndidi (6’) dhe Maddison (41’), shënuan nga një gol në fitoren e skuadrës nikoqire, duke siguruar një fitore tejet të madh në garën për kreun e tabelës.
Pas kësaj fitore, Leicester ngjitet në krye të tabelës me 38 pikë të tubuara, një më shumë së Manchester United, derisa Chelsea renditet e teta me 29 pikë të grumbulluara. /RTKLive/























