Drita vazhdon në Turqi me përgatitjet për sezonin e ri
BKT
Sport

Drita vazhdon në Turqi me përgatitjet për sezonin e ri

Drita e Gjilanit do të vazhdojë në Turqi përgatitjet për sezonin e ri.

Sipas një njoftimi nga klubi, Drita do t'i zhvillojë në Turqi katër ndeshje. 

Njoftimi: 

Sot në orët e hershme të mëngjesit klubi jonë ka udhëtuar për në Antalya të Turkisë për të vazhduar me përgaditjet për sezonin pranverorë.

Nga gjashtë janarë klubi ka filluar me fazën e parë të përgaditjeve dhe tani më dihet që për fazën e dytë ekipi ka arritur në Antalya të Turkisë ku do ti bëjnë përgaditjet e fundit para fillimit të sezonit pranverorë!

Ekipi është vendosur në IC Green Hotel në Lara të Antalyas ku ka udhëtuar i kompletuar dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike për këtë fazë.

Gjatë kësaj faze, klubi ka parapa që ti zhvillojë katër ndeshje kontrolluese duke e llogaritë edhe ndeshjen e superkupës me ekipin e Prishtinë e cila njëherit është edhe ndeshja e parë zyrtare ku dy ekipe kosovare zhvillojnë një finale jasht shtetit!

Finalja e superkupës është parapa të zhvillohet me datë 23 janar dhe do të jetë ndeshja e parë për ekipin tonë në kuadër të ndeshjeve tona kontrolluese që ekipi do ti zhvillojë në Antalya.

Për kundërshtarët dhe datat e ndeshjeve tjera kontrolluese do të njoftoheni në ditët në vijim!