Guardiola me njoftim të papritur për Manchester Cityn
Pep Guardiola ka treguar se Manchester City nuk do të bëjë asnjë afrim në afatin kalimtar të janarit.
Pas një fillimi të ngadaltë të sezonit, City ka arritur formën javët e fundit dhe është ngjitur në vendin e dytë në Premier League pas një serie prej pesë fitoresh radhazi.
E vetmja pikë e dobët ka qenë qendra e sulmit, me Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus që kanë humbur një numër të madh ndeshjesh, për shkak të dëmtimeve dhe infektimit nga Covid-19.
Pa asnjë sulmues me eksperiencë, alternativat e Guardiolas kanë qenë vendosja e Ferran Torres si një sulmues të improvizuar, Kevin De Bruyne ose Raheem Sterling si ‘nëntësh të rremë’ ose duke i dhënë një shans 17-vjeçarit Liam Delap.
Por Guardiola i tha beIN Sports: “Nuk do të nënshkruajmë me asnjë lojtar në afatin kalimtar të dimrit. Ne nuk e kemi diskutuar, por do ta përfundojmë sezonin me lojtarët që kemi tani”, tha Guardiola.























