“Djajtë e Kuq” mundin Fulhamin, marrin kreun të tabelës

“Djajtë e Kuq” mundin Fulhamin, marrin kreun të tabelës

Edhe pse Fulham shënoi golin e parë në ndeshje përmes Lookman 5’, në fund nuk arriti që të marrë pikë nga kjo ndeshje.

Golat e shënuar nga Edinson Cavani 21’ dhe Paul Pogba 65’ i dhuruan tre pikë të tjera Djajve të Kuq.

Me këtë fitore, Man Utd renditen në vendin e parë në Premierligë, me 40 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Fulham mbetet në pozitën e 18-të, duke luftuar për të mos rënë nga liga.