Kur Shqipëria mundte Turqinë me “poker”, FSHF na kthen 23 vite pas
BKT
Sport

Kur Shqipëria mundte Turqinë me “poker”, FSHF na kthen 23 vite pas

Kombëtarja jonë gjatë viteve të fundit po përmirësohet shumë me lojtarë që luajnë në nivele të larta.

Në të shkuarën ne ishim një kombëtare më e brishtë dhe sukseset ishin më të paktë, sidomos në transfertë.

Një nga ata që mbahet mend dhe kujtohet ende është ai triumf i madh në  vitin 1998 në Antalia ndaj Turqisë. Skuadra jonë, në përbërje me lojtarë si Tare, Rraklli, Strakosha e Vata mundte vendasit me “poker”, me ndeshjen, që përfundoi me shifrat 1-4.

Atë fitore të para 23 viteve ua rikthen në memorie tifozëve të atëhershëm dhe na tregon disa të mëvonshmëve, që nuk i kanë jetuar ato kohë përmes një postimi në Instagram.

POSTIMI – Si sot 23 vjet më parë (21 janar 1998) Kombëtarja shqiptare fitonte ndaj Turqisë në shifrat 4-1 në miqësoren e luajtur në stadiumin e Antalias.

Formacioni i përzgjedhur nga trajneri Astrit Hafizi për këtë sfidë ishte ky: Foto Strakosha, Ilir Shulku, Rudi Vata, Arjan Xhumba, Bledar Kola, Alban Bushi, Altin Rraklli, Igli Tare, Përparim Daiu, Arjan Peço, Afrim Tole.