Inzagi i beson vendin e titullarit, Muriqi trondit shtyllën me Lazion
BKT
Sport

Inzagi i beson vendin e titullarit, Muriqi trondit shtyllën me Lazion

Trajneri Simone Inzagi i ka besuar vendin e titullarit ylli të Kosovës, Vedat Muriqit, në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Parmës.

Ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës së Kavajës në Shqipëri, pati një shans ideal në minutën e 14-të për ta dërguar topin në rrjetë, por goditja e tij për fat të keq përfundoi në shtyllën e majtë pingule të portierit Kolombi.

Lazio është duke udhëhequr në pjesën e parë me rezultatin 1-0 falë golit të Parolos në minutën e 23-të me kokë.