Një tjetër shqiptar drejt Serisë A, Udinese kërkon Toni Domgjoni
BKT
Sport

Një tjetër shqiptar drejt Serisë A, Udinese kërkon Toni Domgjoni

Mesfushori Toni Domgjoni pritet të jetë  shqiptari i radhës që do të  zbarkojë në Serinë A italiane.

Sipas mediave italiane, Udinese është vënë në gjurmët e lojtarit kosovar, i cili deri tani ka luajtur për kombëtaret e moshave të Zvicrës.

22-vjeçari prej 3 vitesh është pjesë e ekipit të parë të Zyrih, ku me paraqitjet e shkëlqyera deri tani ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura.

Thuhet se drejtuesit e Udineses kanë nisur bisedimet me ata të Zyrihut, për arritjen e një marrëveshje për transferimin e mesfushorit në Itali, të cilit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.