Pirlo: Titulli? Milani skuadër për t’u mundur

Pirlo: Titulli? Milani skuadër për t’u mundur

Pas humbjes 2-0 ndaj Interit dhe fitores 2-0 ndaj Napolit në Superkupën e Italisë, Juventusi rikthehet të luajë në kampionat nesër ndaj Bolognas, e programuar të zhvillohet në “Allianz Stadium” në orarin e mesditës, 12:30.

Trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo ka folur në konferencën për shtyp pikërisht për këtë ndeshje:

Fitorja në Superkupë – “Ajo la një entuziazëm të madh, që të fitosh të ndihmon shumë të fitosh përsëri. Ishte një eufori e madhe në këto ditë pavarësisht lodhjes, i’a kemi dalë mbanë të stërvitemi me kohë tek objektivat e së ardhmes dhe jemi gati për ndeshjen e nesërme.”

Vazhdimësia – “Ne kemi patur kaq shumë ulje-ngritje të përqendrimit si skuadrat e tjera. Kjo është për shkak të kalendarit të ngjeshur, që nuk kanë përgatitjen e duhur në fillim të vitit dhe nëse shohim kaq shumë ndeshje ato përfundojnë me qëllime të ndryshme. Nuk është e lehtë të qëndrosh i përqendruar për 90 minuta të plota çdo tri ditë. Ne jemi duke punuar për të, e dimë që duhet të përmirësohemi dhe kjo na ka sjellë më pak pikë. Mund të jetë thembra jonë e Akilit.”

Skuadra favorite për titullin – “Siç e tha dhe Fonseca janë 5-6 skuadra në të njëjtin nivel, por për momentin skuadra që duhet mundur është Milani pasi është në krye të klasifikimit dhe ka vazhdimësi. Ne duhet të shohim veten tonë, të fitojmë shumë ndeshje dhe më pas të shohim sesi do të përfundojë. Kemi shumë ndeshje direkte për të luajtur këtu në Torino dhe do të shohim prej pak muajsh se ku do të jemi.”

Lojtarët në skuadër – ” Unë jam i kënaqur me skuadrën që kam në dispozicion, kam lojtarë të fortë dhe nuk kam nevojë për asgjë. Ne jemi të qetë me lojtarët që kemi, për fat të keq kemi pasur shumë probleme fizike dhe ky ishte i vetmi problem.”, përfundoi tekniku i Juventusit, Andrea Pirlo.