Refuzojnë ofertat nga Arabia
BKT
Sport

Refuzojnë ofertat nga Arabia

Ronaldo ka refuzuar një ofertë të majme për të reklamuar Arabinë Saudite si destinacion turistik.

Marca bën me dije se portugezit i është ofruar një kontratë prej 6 milionë eurosh në vit, por në fund portugezi ka refuzuar.

Jo vetëm Ronaldo, por edhe Messi mësohet të ketë refuzuar një ofertë të tillë. Edhe argjentinasi nuk e ka parë të arsyeshme të reklamojë vendin nga Lindja e Mesme.

Kontrata e të dyve përfshinte pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme dhe vizita në Arabi.

Kjo e fundit po përdor sportin për të rregulluar emrin e saj në botë dhe për t’u shndërruar në një destinacion të dashur turistik për vizitorët nga e gjithë bota. Por për momentin atyre u është refuzuar ndihma nga dy prej më të mëdhenjve të historisë.