Juve mposht Bolognën dhe afrohet më shumë me kreun
BKT
Sport

Juve mposht Bolognën dhe afrohet më shumë me kreun

Juventus rikthehet te suksesi në kampionat, pasi mposhti Bolognën me rezultatin 2-0 dhe përfitoi nga humbja e Milanit, duke u afruar edhe më shumë me kreun.

Bardhezinjtë e nisën vrullshëm ndeshjen ndaj emilianëve dhe goli erdhi në minutën e 15’, kur gjuajtja e brazilianit Arthur u devijua nga një mbrojtës i miqve dhe përfundoi në rrjetën e portës së Skorupskit.

Më pas ky i fundit u bë hero i Bolognës, duke bërë 3-4 pritje vendimtare, ndërsa nga ana tjetër Szeczesny kaloi një pasdite të qetë, duke mos u ngacmuar shumë nga kundërshtarët.

Llogaritë e ndeshjes i mbylli mesfushori amerikan, Weston McKennie në minutën e 71-të, pas një asisti të Cuadrados, ndërsa më këtë sunses Juve u ngjit në kuotën e 36 pikëve, 7 më pak se Milani kryesues.