Pioli: Pas humbjes ndaj Atalantës nuk kam fjetur

Pioli: Pas humbjes ndaj Atalantës nuk kam fjetur

Pas humbjes zhgënjyese 0-3 ndaj Atalantës në kampionat, Milani rikthehet të luajë çerek-finalen e Kupës së Italisë në Derbin e Milanos ndaj Interit, e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin mitik “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 20:45.

Siç transmeton Panorama, në vigjilje të këtij takimi është shfaqur përpara mikrofonave të “Milan TV për të prezantuar këtë sfidë:

Kupa e Italisë – “Është një kompeticion që duam të bëjmë gjithçka për të shkuar deri në fund. Në këtë fazë luajnë vetëm skuadrat më të mira të kampionatit edhe pse shorti na rezervoi një sfidë tepër të vështirë ndaj Interit. ”

Dëmtimet – “Benaser ndihet mirë, por do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Bolonjës. Çalhanollu nuk është gati dhe kemi patur dhe disa probleme me Manxukiç, Kalulu dhe Tonalin ndeshjen që zhvilluam ndaj Atalantës. Nesër në mëngjes do të kuptojmë se cilët lojtarë do të jenë gati për sfidën ndaj Interit.”

Humbja ndaj Atalantës – “Pas humbjes ndaj Atalantës nuk kam fjetur sepse kam riparë përsëri ndeshjen, dhe besoj se puna që unë bëj është e rëndësishme me komunikimin pas sfidës me lojtarët. Flej shumë pak gjumë edhe pas ndeshjeve që kemi fituar për të parë se cila është mënyra e duhur për të menaxhuar akoma dhe më mirë ndeshjet e ardhshme.”

Presioni – “Besoj se në profesionin tonë, të kesh presion është një privilegj. Do të thotë që ke arritur një nivel të caktuar dhe ne duam të qëndrojmë atje, kështu që presionet janë të mirëseardhura. Ne duam të jemi ambiciozë dhe të fitojmë të gjitha ndeshjet. Kur dështojmë, ne punojmë edhe më shumë për t’u siguruar që të mos ndodhë më. Presioni është një privilegj dhe ne duhet të jetojmë me të. Në të vërtetë, ne i duam këto presione sepse jemi në një klub të shkëlqyeshëm dhe është e drejtë që të ketë pritje.”