Maqedoni e veriut/GRUBI: Korridori 8 po jetësohet

Maqedoni e veriut/GRUBI: Korridori 8 po jetësohet

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi thotë se Qeveria sot në seancën e saj të radhës miratoi programin e ndërmarrjes së rrugëve e cila, mes tjerash përfshin akset rrugore, përkatësisht autostradat: Qafë Thanë – Strugë – Trebenishtë, Gostivar – Kërçovë dhe Tetovë – Gostivar, informon GAZETA.MK

Grubi me këtë rast thotë se Korridori 8 po kompletohet, kurse premtimet e qeverisë po realizohen.

nisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi thotë se me miratimin e programit të ndërmarrjes së rrugëve të gjitha akset rrugore përgjatë Korridorit 8 do të rinovohen dhe qytetarët tanë do të kenë mundësi të lëvizin nëpër autostradë moderne që do të lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Grubi gjithashtu thotë se investimi i përgjithshëm në modernizimin e Korridorit 8 arrin vlerën e një miliardë euro, kurse me këtë vendim të qeverisë po vazhdohet me investimin në drejtim të përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor dhe ngritjen e sigurisë në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian./GazetaExpress/